Të shtënat me armë në Shkodër, reagon policia: Makina e ndaluar, po kqyren kamerat

Policia e Shkodrës ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku u qëllua me armë drejt një makine.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Selami Brahimi, e cila ka qënë e ndaluar. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit, Selami Brahimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./albeu.com


Shtuar 8.02.2024 18:35