Pasi u takua me kryeministrin Rama, nënë Liza u thirr në bashki për të nënshkruar një marrëveshje, të cilën kjo e fundit ka refuzuar ta bëjë.
Një banor paralahmëroi se kryetari i Bashkisë tentoi ta manipulonte, por tani protestat do trefishohen.
Sipa tyre kontrata e afruar është një “pacavure”, ku sipas tyre aty shkruhet: “Të dhurohet banesa dhe në një të ardhme të afërt premtohet tu jepet një tjetër”.
Deklarata për mediat
Banori i njësisë nr.8: A doni me e dit drejt? Asnjë nënë nuk mashtrohet. Firmos se je në besë time i thanë.
Nënë Liza: Është kontrata gati hajde, jam larg I thashë.
Banori: E kemi lexu, kjo është paçavure. Fal dhe dhuro pasurinë se në një të ardhme ta premtoj. Deshën të mashtrojnë nën Lizën, po kjo është e zgjuar. Tani do trefishohen protestat!
Nënë Liza: Nuk kam kohë i thashë se doja një me vete, se nuk shoh mirë, jam hutu. /albeu.com