QESHARAKE/ UKT, miliona Alban Skënderajt për të kursyer ujin që nuk e kemi

Qytetarët e Tiranës paguajnë faturat më të shtrenjta të ujit në rajon dhe më gjerë edhe pse dhjetra mijëra prej tyre vijojnë të mos kenë furnizim të rregullt.

Për të mos përmendur këtu që edhe ajo që shkon në rubitetet e kryeqytetasve është ujë që maksimumi mund të përdoret për të bërë dush apo të pastrojë sifonin pas jashtëqitjes pasi as pihet dhe as mund të vlejë për gjë tjetër.

Megjithatë, UKT nuk kursehet për t’i mbushur mendjen tiranasve se sa shumë mirë kanë punuar këto vite, edhe pse të gjithë e kanë parë tashmë se përveç problemeve të mësipërme dhe abuzimeve me tenderët, një pjesë e mirë e pagesave që bëjnë qytetarët e Tiranës shkojnë në xhepat e personave publik për të blerë influencë në rrjetet sociale.

Sëfundmi UKT ka bërë një spot me në qendër Alban Skënderajn duke i bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos e shpërdorojnë ujin. Nuk ka të dhëna se sa ka kushtuar ky spot pasi kemi të bëjmë me një institucion që nuk shquhet për transparencë edhe kur jep rroga për të blerë dy rreshta lëvdata në Facebook, megjithatë duhet thënë se Alban Skënderaj është një këngëtar dhe figurë publike jo dhe aq i lirë.

Dhe sëfundmi, që ta kursesh ujin, duhet ta kesh. Si fillim, UKT duhet të harxhojë në drejtimin e duhur thasët me para që merr çdo muaj nga tiranasit duke rritur cilësinë e furnizimit dhe më pas të na mbushë mendjen me propagandë se gjoja duhet të kursejmë (atë që nuk e kemi?)ujin!/albeu.com


Shtuar 21.08.2021 12:07