Përfshihet nga flakët makina në Qafën e Qarrit, zjarri përhapet edhe në pyll

Është përfshirë nga flakët ditën e sotme , një makinë e cila po lëvizte nga Erseka në drejtim të Korçës.

Në makinë ndodhej shoferi së bashku me djalin e tij dhe një të afërm, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në majë të Qafës së Qarrit.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik.

Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikese për të izoluar flakët.

Policia në vendngjarje po heton për shkakun e zjarrit.


Shtuar 10.04.2024 17:09