Një tjetër moderatore ka vendosur që të largohet nga Top Channel.
Gjoni ishte një nga figurat kryesore të Top News, ka drejtuar disa emisione duke përfshirë “Breaking”, ku trajtonte tema nga aktualiteti, bota, politika etj., por duket se eksperienca në Top Channel për Sidorela Gjonin ka marrë fund.
Kujtojmë se më parë u njoftua që Eni Vasili do të largohej nga TCH për të vijuar emisionin e saj në News24. Me emision politik në TCH do të kthehet Sokol Balla me “Top Story”.
Pak ditë pas mbërritjes së Ballës te Top Channel, nga ky ekran u largua emisioni investigativ “Top Story”, çka shkaktoi dhe përplasje me akuza të rënda për shantazh dhe gjobëvënie mes drejtuesve të Top Channel, dhe drejtorit të programit Endrit Habilaj./noa