Paralajmëron Boçi: Nuk përjashtoj që protestat të jenë më të arshpra në vazhdim

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se opozita do të zhvillojë protesta të tjera që do të pasojnë atë të ditës së shtunë.

Boçi theksoi se në protestën e së shtunës pjesëmarrja masive tregoi se vendi ka nevojë për ndryshim, si dhe u dhanë disa mesazhe.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që deklaroi se protestat do të jenë edhe më të ashpra në vazhdim.

“Nuk përjashtoj që protestat të jenë më të ashpra në vazhdim”, u shpreh Boçi.

Më tej nënkryetari i PD theksoi se opozita dhe qytetarët shqiptarë do të përdorin çdo mjet demokratik për të mbrojtur votën e lirë, e cila është deformuar dhe vjedhur për vite me radhë.