Ditët e fundit është aluduar për një marrëdhënie romantike midis Noizyt dhe moderatores, Bora Zemani.
Në portale ka qarkulluar lajmi se ka diçka mes dyshes, pasi në internet u shpërnda një video ku Noizy i buzëqesh Bora Zemanit.
Por si qendron e vërteta? A është Noizy në një marrëdhënie dashurie me Borën?
Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Why?Not” me moderatore, Roza Lati, Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.
Noizy: Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë./albeu.com/