Ndryshojnë rregullat! BE bën me skadencë certifikatën e vaksinimit, pas 9 muajsh nuk funksionon më

Ministrat e Bashkimit Evropian po diskutojnë që vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit ta reduktojnë në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.

Kjo po shihet në bllok si një mënyrë për të ushtruar më shumë presion tek qytetarët që hezitojnë të vaksinohen. Edhe pse deri më tani një numër i konsiderueshëm vendesh e mbështesin këtë propozim, disa shtete këmbëngulin që vlefshmëria e certifikatës të jetë 12 muaj.

Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masa të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen.

Ndërkohë kjo masë është marrë parasysh nga Republika Serbe ku vlefshmëria e vaksinës do të reduktohet në 9 muaj duke nisur nga janari i këtij viti. Vendimi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në vend Adam Vojtěch. /abcnews.al/


Shtuar 7.12.2021 15:54