E konsideruar si një ndër femrat më të bukura të Tiranës, Valbona prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj larg vendit tonë. Konkretisht e vendosur në Vjenë, ajo punon si psikoterapiste kryesisht për çifte. Në kohën kur mbesa e ish-diktatorit u shkëput nga Shqipëria, në media u përfol edhe për ndarjen e saj nga bashkëshorti, avokati i mirënjohur Genc Boga.
Në atë Kohë Valbona u nis për në Vjenë vetëm me dy fëmijët e saj, pa bashëkshortin, duke sjellë edhe lajmet për një divorc të një prej çifteve më të komentuara në vendin tonë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ruan privatësinë e familjes, duke mos publikuar asnjë foto familjare. Më së shumti Instagrami saj fokusohet tek puna si psikoterapiste. Por publikimi i herë pas here i fotove të saj nxit interesin e fansave.
Komenti i një ndjekësisë fundmi ka marrë vëmendjen e Valbonës dhe jo vetëm. Ai ka mbajtur mend ditëlindjen e mbesës së Enver Hoxhës, e cila ka festuar 47 vjetorin.
Në datë 8 mars, ajo ka publikuar një foto ku askush nuk e dinte se është ditëlidnja e saj dhe ndjekësi i komentoi:
“Edhe 100 yll. E mbaj mend që nga fëmijëria që ke ditëlindjen sot”, ajo ka surprizuar Valbonën e cila i ka kthyer një falenderim./albeu.com/