Moti i keq/ Bllokohet bypass i Qafë-Murrizës në Rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve do të kryhet nga aksi i vjetër! Përmbyset kamioni nga era në Milot

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.
Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë është bllokuar.

Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë. Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Në urën e Milotit për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.

Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.

Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike.


Shtuar 20.01.2024 12:14