“Mos të hap kartat”, Përballje treshe dhe tensione mes Mikelës, Erionit dhe Ritvanës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme konkurrentët e Për’Puthen kanë pasur përballje të ashpra me njëri-tjetrin në natën “prime”.

Mes Mikelës dhe Ritvanës, dy vajzave mikesha duket se kanë nisur tensionet, kur Ritvana ka ftuar në takim Erionin.

Ky i fundit zhvilloi dy takime tepër romantike me Mikelën, ndërsa kjo e fundit shprehu pëlqimin e saj të madh. Mirëpo, tashmë që Erioni ishte zgjedhja e Ritvanës, gjakrat janë nxehur.

Pasi mes tyre “u fut në mes” një djalë, duket se miqësia e Mikelës dhe Ritvanës po lëkundet.

Sonte, ata po përballen të tre në studio, teksa Ritvana ka bërë “presion” për dy konkurrentët, duke u shprehur “Mos të hap kartat.”

Me këtë, ajo ka nënkuptuar se di diçka më tepër për marrëdhënien e tyre. Madje, ajo pohoi se ka diçka mes Mikelës dhe Erionit përtej njohjes në emision.

Përballë pyetjeve të Mikelës, Ritvana ka mohuar se mes saj dhe Erionit ka ndodhur diçka, duke qenë se në mes ka qenë Mikela, e cila është në një “stad më të avancuar” në lidhje me Erionin./albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 23:15