Me pistoletë dhe me kapele, dalin FOTOT: Ky është autori i grabitjes në Tiranë

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një biznes në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

AlbEu ka siguruar foto të grabitësit.

Siç shihet dhe nga foto grabitësi është i veshur me një bluzë të kuqe me kapuç, si dhe mban vënë një kapele.

Ndërkohë në brez duket që ka një armë tip pistoletë, me të cilën ka kërcënuar shitësen për t’i marrë lekët.

Nga fotoja duket që kemi të bëjmë me një djalë të ri.

Policia po vijon hetimin për identifikimin dhe kapjen e utorit.

Njoftimi:

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.10.2023 23:07