Më 16 Prill pritet të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit David Kostelancik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri.
Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.
Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.