Mas*kra me dy viktima në Roskovec, Gjykata e Fierit mbyll në burg autorin dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjykata Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes dyfishtë në Kurjan të Rroskovecit tre ditë më parë si dhe të 3 bashkëpunëtorët të tij.

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës, në distancë.

Altin Kukaj 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta 3 ditë më parë në fshatin Kurjan të Rroskovecit.


Shtuar 13.09.2024 17:15