Marrëveshja për gazin e lëngshëm, Rama: Epoka e artë po vjen në Shqipëri!

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë amerikane Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se epoka e artë e gazit po shfaqet mirëfilli në vendin tonë.

Ai vlerësoi punën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim për arritjen e kësaj marrëveshje, duket theksuar se është e dyta pas asaj për hidrocentralin e Skavicës.

Edi Rama: Unë besoj fort që në këtë rrugëtim drejt së ardhmes, do të jemi në gjendje ta shndërrojmë Shqipërinë në një eksportuese brenda 2030-s. Kemi qenë me fat që kemi pasur ekspertizën për të realizuar një projekt kaq të madh.

Zhvillimi i këtij projekti si me Exxon dhe Shtetet e Bashkuara është një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë. Ky është projekti i dytë madhor pas atij për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në 50 vjet.

Asnjë prej tyre dyja nuk do të kishte qenë e mundur pa dikë që natyrisht është grua, sepse vetëm gratë e forta mund t’i bëjnë të mundur gjëra të tilla dhe që është ambasadorja amerikane, që e shtyu një hap më tej këtë marrëdhënie duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme bashkëpunimit ekonomik.

Epoka e artë e gazit e parashikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po shfaqet mirëfilli për Shqipërinë. Mund të jetë e artë për këtë rajon të botës.

Kur të shkruhet historia e shekullit XXI, historianët do të reflektojnë mbi zanafillat e kësaj epoke të artë për këtë rajon. Ndoshta nuk është një gjë shumë e madhe por sërish do të jetë e rëndësishme për Exxon Mobil për historinë e kësaj pjese të botës.

 

Shtuar 12.03.2021 06:03