Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar paraditen e sotme Gjykatën e Lartë.
Kim në fjalën e saj është shprehur se shqiptarët s’duan hakmarrje, por drejtësim ndërsa Gjykatës së Lartë i duhen edhe 3 gjyqtarë për t’u plotësuar pas gati më shumë se 4 vitesh.
Kujtojmë që marrëdhënia mes qeverisë dhe ambasadores ka pësuar një lloj krisjeje, e “mollë sherri” për këtë është bërë kreu i ri i SPAK.
” Jemi krenar që jemi partner me BE jo vetëm në mbështetje të KLGJ por për të gjithë reformën në drejtesi.
Shikoni sa larg keni arritur deri tani 4 vite më parë në Gjykata e Lartë kishte vetëm 4 gjyqtarë, sot na mungojnë vetëm tre dhe shpresoj të gjehen shpejt.
Kur unë mbërrita në janar 2020, ishte e mundur të kishim një Gjykata Kushtetuese funksionale.
Ka kaluar mjaft kohë duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një mënyrë. Populli shqiptar dhe amerikan, presin drejtësi, jo hakmarrje.
Të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Do e dinë se marrin drejtësi në kohë. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e cështjeve të prapambetura.
E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, nuk është e drejtës. Të vazhdojmë të bëjmë përparim, t’i japim njerëzve në drejtësi.
Me ndihmë kjo mund të realizohet. Plotësojeni gjykatën, ecni sa më shpejt të mundeni, është kohë vendimtare për reformën në drejtësi.
Po jep rezultate të dukshme por njerëzit duan më shumë, dhe ne biem dakord me ta duhet të ketë më shumë. Nuk është kohë për tu shlodhur, ka patur gabime e vështirësi, por ky është një process njerëzor. Mbeteni të angazhuar në mënyrë
SHBA nuk do të ndalojë e as ju nuk duhet. Që ju mund t’ia dilni mbanë. Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë.
Ka një sfidë të madhe këtu. Kjo nuk ndodh se Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar e keqe, jo kjo është marri, por ka histori këtu.
Ky është një vend I vogël, vendimet për drejtësi na ndikojnë të gjithëve. Vendime për atë se kush do të jetë kreu I atij institucioni apo tjetrti. Ka ardhur koha për të thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër.
Ju jeni ulur ngjitur me ne në KS të OKB. Ka zhvillime strategjike që janë kaq pranë për t’u bërë të vërteta. Marrëdhënia me SHBA, investimet amerikane s’kanë qenë kurrë më të larta. Duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë drejtësi. Ata duhet ta dinë se kur shkojnë në gjykatë gjykatësi do vendosi për atë që është në përputhje me ligjin jo kush ka paguar më shumë apo ka bërë kërcënimin.
Kemi patur këtu ushtarakë amerikanë. Enver Hoxha po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Kjo është ajo që ne duam për ju si SHBA, ndaj besojmë në reformën në drejtësi, e di që ndonjëherë nuk ju pëlqen, do kishit dashur që ndonjëherë të ishim të heshtur,” ka thënë ndër të tjera Yuri Kim./albeu.com