Komisioneri Publik ankimon vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të prokurorisë së Tiranës, Valentin Preçi.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të vendimit nr. 730/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në zbatim të Rekomandimit të ONM-së, konstaton se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Valentin Preçi, është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.
Komisioneri Publik, në zbatim të Rekomandimit të ONM-së, bazuar në aktet e administruara në dosje të Komisionit, si dhe bazuar në legjislacionin e zbatueshëm dhe jurisprudencën e Kolegjit, vlerëson se subjekti i rivlerësimit: ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë; dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe kryerjen e shpenzimeve ndër vite’ thuhet ne ankimimin e Komisionerit Publik.