Kë po “shigjeton” Rama? Kryeministri: Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të besueshëm

Kreministri Edi Rama, pak minuta më parë ka bërë një postim në rrjetin social “Tëitter” adresat e të cilit mbetet enigmë.

Rama shkruan se për të ka vetëm një raport të besueshëm ndërkombëtar dhe ai është, Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian.

Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:

Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!


Shtuar 31.10.2022 11:09