Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është tërhequr për të shpallur vendimin lidhur me ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. Po sot pala mbrojtëse dha konkluzionet përfundimtare lidhur me çështjen.
I përlotur Gjici ka thënë se ishte kurth i ngritur nga kundështari i tij politik Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës.
Në dëshminë e tij para gjykatësit, Gjici shprehet se Alma Kaçi pasi e ka bërë videon ia ka dërguar pikërisht Abedin Oruçit. Sipas tij, ka qenë Alma Kaçi dhe bashkëpunëtori i saj, të cilët i kanë dhënë substancë narkotike, por kjo nuk hetohet nga Prokuroria.
Deshmia
Kurthi ma ngriti kundërshtari Abedin Oruçi. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.
Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.
Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrjeje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.
Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.
Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit? Pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Une i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë paleje dhe të përvetesojnë tokën.
Une kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit.
Përlotet..
Oruçi donte që të iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndërvite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.
Seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burg. Si pasojë e uljes së një të tretës nga gjykimi i shkurtuar, nëse shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, ai rrezikon të dënohet me 3 vjet heqje lirie. Per Alma K. SPAK ka kërkua 1.6 vite burg.
Pasi ka dëgjuar pretendimet e palës mbrojtëse, gjykata u tërhoq për dhënie vendimi.