I ra në kokë porta e hekurit, humb jetën tragjikisht 56-vjeçarja në Fier

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Gjomçak të Fierit ku një 56-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

56-vjeçares i ka rënë në kokë porta e hekurit, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Shtuar 23.05.2024 21:42