Gjendet e vdekur motra e të moshuarës që u vra në Dropull

Mbrëmjen e sotme mësohet se është gjetur e vdekur, në Bodrishtë të Dropullit, 90-vjeçarja Marianthi Barka e cila dyshohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi mësohet se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

Kjo e fundit është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji, po në këtë fshat.

Në vendngjarje aktualisht ndodhen efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.


Shtuar 24.05.2024 22:46

Tags: