FOTO/ “Historia e familjes shqiptare” në pavionin e Meksikës në Biennalen e Venecias!

Titulli tingëllon çuditshëm por gjithçka e vërtetë. Koregrafi Gentian Doda një nga personalitetet e artit ndërkombëtar ka vendosur të tregojë me anë të artistit meksikan Erick Meyenberg historinë e familjes së tij në emigrim prej vitesh nëpërmjet një video instalacioni shoqëruar me koreografinë e tij të cilën e titullon “mbi relievet e një kohe” e që prej dy ditësh ka mbushur plot pavionin meksikan me artistë e vizitorë nga e gjithë bota! Një idil artistik emocional plot estetikë ka mbërthyer kureshtjen e Biennales më të madhe të artit botëror këtë vit!

Një rrëfim mes imazheve e lëvizjeve në një precizion fantastik një shfaqje komplete prej 30 minutash është duke u shfaqur në gjithë këto ditë të Hapjes zyrtare të këtij aktiviteti artistik elitar!

Historia e familjes Doda e emigruar prej 30 vitesh e mbledhur në një lëndinë në veri të Italisë goditi artistin Meksikan i cili e fiksoi këtë moment tradicional shqiptar në celuloid duke i shtuar konceptin artistik emocional të Gentjan Dodës në kostumografinë e Ardi Asllanit inspiruar prej të famshmes “Lëndina e Lotëve” ku drama e emigracionit i rri për mrekulli temës së Biennales të këtij viti “Te huaj Kudo”.

Kjo Histori tradite dhe emocionesh të forta në konceptin filozofik “rikthimi i përjetshëm” çoi në vendosjen e titullit të pavionit meksikan “Iknim dhe ktheheshim gjithmonë”!


Shtuar 18.04.2024 14:59