Sot është ditëlindja e moderatores të mirënjohur, Rudina Magjistari. Rudina Magjistari u lind në Tiranë më 26 gusht 1975 dhe sot feston 47-vjetorin e lindjes. Ajo ka nisur karrierën e saj në televizion që në moshën 15-vjeçare, duke realizuar dhjetëra e dhjetëra programe dhe formate televizive.
Prej vitesh drejton programin e saj të përditshëm shumë të ndjekur në TV Klan, i cili fillimisht u quajt “Takimi i Pasdites”.
Pas një viti tërheqje nga ekrani, për arsye se lindjes së vajzës së saj Mia, prej shtatorit 2016 ajo është rikthyer me programin e saj të përditshëm, i cili filloi të mbajë emrin e saj, “RUDINA”.