Prej 9 gushtit të vitit 2022 Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë, por ngjarjet e fundit në Shqipëri e kan rikthyer sërish në vemendje të opinionit publik.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri i brendshëm Taulant Balla është pyetur për fatin e “Mbretit të Basteve” . Balla tha se policia po vijon hetimet, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në daljen e përfundimeve nga ana e policisë për autorët, vendin apo dyshimet ku është kryer (nëse është kryer) kjo vepër penale.
Pjesë nga emisioni:
Blendi Fevziu: A ka informacion Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervin Martinajt?
Taulant Balla: Policia e Shtetit e ka një detyrë prioritare dhe nga ana ime në cilësinë e ministrit të Brendshëm.
Blendi Fevziu: A ka ndonjë informacion shtesë?
Taulant Balla: Ka shumë informacion të ri, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë për vendin ose për dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.
Blendi Fevziu: A ka mundësi të kemi një informacion më të saktë?
Taulant Balla: Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, përmes së cilës synon të zbardhë gjithë këtë ngjarje, por unë e kam të pamundur… Informacioni është sekret dhe është pjesë e hetimit. Mendoj që Policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.