EMRI/ I dënuar me burg në Rumani, arrestohet 43-vjecari në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 43-vjecar në Durrës, i dënuar me burg në Rumani.

Shtetasi Blerim Pllana, rezultonte i dënuar në Rumani nga gjykata e Bukureshtit dhe ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Menjëherë pas arrestimit të tij, kanë nisur procedurat për ekstradim për në Rumani ku 43 vjeçari pritet të vuajë dënimin e caktuar.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Arrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 15:40