Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka komentuar disa prej banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother.
Përveç lidhjes Donald-Beatrix, Stresi ka dhënë komentin e tij lidhur me Einxhelin, me të cilin reperi nuk ka marrëdhënie fort të mira.
Konkurrentja e “BB VIP” është një nga banoret më të komentuara së fundmi, sidomos për lidhjen e saj me Dj Dagz.
Përveç mendimit të tij për moderatoren duke thënë se nuk mund të quhet “VIP”, ai ka risjellë në vëmendje konfliktin që ata kanë patur me njeri-tjetrin, duke mohuar se i ka kërkuar falje.
“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje.
Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disco darkave, puthu me njerin…”- ka thënë ai.
Ndërkohë, i pyetur për të dashurin e Einxhel, Dj Dagz, Stresi u shpreh se e shikon “si peshk”.
“I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”, përfundoi reperi.