Një 41-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Korçë pasi i vishte lekët bashkëshortit të saj dhe ia jepte të afërmve.
Burri e ka kuptuar dhe ka bërë denoncim në polici duke treguar se ishin vjedhur plot 28 milion lekë të vjetra.
Ngjarja befasuese është regjistruar në fshatin Voskopojë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./albeu.com