Një rrëshqitje dheu varrosi të gjallë mëngjesin e sotëm një punëtor 50-vjeçar, i cili po punonte në një pishinë në ndërtim të një kompleksi hotelier, në zonën e Sidarit në Korfuz.
Sipas vlerësimeve të para, aksidenti tragjik ka ndodhur pasi pranë pishinës një ekskavator po mblidhte dheun, i cili nga reshjet e shiut rrëshqiti dhe e shtypi 50-vjeçarin.
50-vjeçari ishte me origjinë shqiptare, sipas medieve greke.