Aktorja Rajmonda Aleksi festoi ditëlindjen e 62, dy ditë më parë, më 26 qershor.
Ajo eshte një nga emrat e rinj që la gjurmë në teatrin Zihni Sako,gjatë periudhës së viteve 1983-1991,kohë në të cilen ju bashkua trupës profesioniste të këtij institucioni.Në vitin 1983 Raimonda Aleksi përfundoi Institutin e Lartë të Arteve dhe menjeherë u bë një nga protagonistet dhe aktoret kryesore te Teatrit Profesionist Zihni Sako ne Gjirokastër ku ka interpretuar ne mjaft role si:
“Dashuri e vertete”-Vjola
“Kenge djepi e shitur”-LLoa
“I padjallezuari”-Eli
“Beselam pse me flijojne”-Hana
“Fundi i botes”-Lenuca
“Kerkoj shtepine time”-Vera
Rajmonda Aleksi një kontribut te vyer ka dhënë edhe në estradën e qytetit ku ka spikatur me talentin e saj.Ajo eshte dalluar si një aktore me diapazon te gjere ku perfshihej si aktore,kengetare, parodiste,si dhe nje kontribut te larte ka dhene ne teatrin e drames, me interpretime dinjitoze ne komedi dhe drame.Ajo njihet gjithashtu edhe ne kontributin e kinematografise shqiptare ku ka realizuar disa filma artistike.