E frikshme/ Foshnja e porsalindur gjendet e pajetë në tualetin e lokalit, zhduket nëna

Një vajzë e porsalindur është gjetur e vdekur në tualetet e një lokali në Oulton, Leeds në Britani.

Nëna e vajzës është zhdukur, ndërkohë që autoritetet thonë se ajo ka përjetuar momente jashtëzakonisht traumatike.

Mjekët kur mbërritën e gjetën vajzën e porsalindur të pajetë në vendngjarje.

Klientët që ishin në pijetore lavdëruan stafin për trajtimin e situatës më të vështirë me të cilën mund të përballeshin pa shkaktuar alarm dhe panik, raporton The Guardian.

“Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën. Një falënderim i madh shkon për ata që na ndihmuan ndërkohë që ne po luftonim si ekip”, shkroi menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjetet sociale.

DCI James Entwistle, nga Policia e West Yorkshire, i bëri thirrje urgjentisht nënës që të kontaktojë me ta ose të kërkojë ndihmë mjekësore.

Ky është një incident tragjik dhe ne po apelojmë urgjentisht që nëna e vogëlushes të na kontaktojë ose të kërkojë ndihmë mjekësore pasi ajo ka kaluar nëpër një provë jashtëzakonisht traumatike dhe mund të ketë nevojë për trajtim vetë. Kërkimet tona për incidentin vazhdojnë sot me partnerët e NHS, por prioriteti ynë kryesor mbetet mirëqenia dhe siguria e nënës”, tha ai.


Shtuar 29.01.2024 17:51