Ditën e sotme, Arbër Hajdari kurorëzoi dashurinë e tij në martesë.
Dasma erdhi pas 5 vitesh njohje e dashuri me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.
Ndërsa pak minuta më parë, Arbri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me këtë ditë të shënuar për të.
“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”, ka shkruar Hajdari.
Kujtojmë se në dasmën e Arbrit morën pjesë emra të njohur të ekraneve shqiptare./albeu.com/