Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përsëritur nga Brukseli thirrjen për vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.
Vuçiç u shpreh se kjo është në të mirë të popujve dhe vendeve, teksa zbuloi se ka pasur një trysni të madhe nga vendet më të fuqishme.
Më tej ai foli për paqen dhe theksoi se nuk do luftë në Ballkan.
“Kemi ftuar qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir dhe në përfitim të popujve tanë sepse ka qenë gjithmonë kjo pyetje, ku janë të tjerët. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme, nga udhëheqësit e tyre, për llojin e nismës, natyrën e nismës, por ne po bëhemi gjithmonë e më të fortë se besuam te kjo. Nisëm të besojmë te vetja. Kemi vetëbesim më të madh sot. E dimë që duhet të mbajmë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që kemi nevojë. Thjesht hidhini një sy një dite luftimesh në Ukrainë. Doni të keni një luftë në Ballkan? Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë, sjell njerëzit bashkë. Nuk është e mirë për të dy ne, por për popujt tanë, vendet tona”, tha Vuçiç.