Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313 për emisionin Uniko.
Në bisedën telefonike me gazetarin Spartak Koka, Vladimir Kurti i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë po për emisionin Uniko, të transmetuar 1 muaj më parë.
Vladimir Kurti është vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra më 1 Mars 2023. Vladimiri flet për problemet brenda qelisë me Dan Hutrën, çfarë dyshon ai dhe përse mendon se “vrasësi i grave” u ngatërrua me të.
Ai ka deklaruar se Dan Hutrën e ka njohur në qelinë e burgut 313, dhe se si fillim kanë pasur një marrëdhënie të mirë.
Kurti shprehet se nuk është konfliktuar asnjëherë me të, teksa shton se Hutra i ka deklaruar kuk ishin në burg se dikush i ka ofruar para për ta vrarë.
Sipas Vladimir Kurtit, Hutra ka qenë dhe spiun i policisë dhe informator i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, dhe sipas tij ai ka spinuar 3-4 grupe kriminale të cilët merreshin me narkotrafikë.
Kurti ka deklaruar se Hutra jashtë njihej me pseudonimin “DAJA”. Vetë Hutra nga ana e tij ka pretenduar se Kurti i ka marrë të dashurën, dhe së bashku kanë bërë plane për eliminimin e tij fizik.
Vladimir Kurti: Vetëm e kam sharë një herë. Ai ka paguar 2, 3 veta që të më godasin. Ai nga dhoma ka ikur me mirëkuptim, ia kam cu rrobat deri te dhoma. Konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur. Njërit i kishte dhënë 2 mijë euro, tjetrit 3 mijë euro që të më godasin.
Ai ka marrë 300 mijë për kokën time. Erdhi nuk ia arriti dot dhe u mor me gratë jashtë. Më tha mbaje mend se cfarë do të të bëj. Të më bësh gjë mua duhet të jesh burrë e jo monstër si ai.
Ai shau nga sporteli dhe unë e shava. Ai sulmoi edhe një invalid tjetër. Unë fillova të dyshoj se ai ishte spiun i policisë së shtetit. Njihej me pseudonimin ‘Daja’, që domethënë ishte nga ata agjentët sekretë.
Ky ka futur në grup edhe 2-3 grupe të kapur me drogë, i ka spiunuar. Janë kapur nga Dani, janë spiunuar. E mora vesh nga cunat e burgut.