Një tjetër pallat pa leje është konfiskuar nga autoritete në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet një tjetër aksion për ndërtimet pa leje. Rama shprehet se vijon operacioni i ligjzbatimit mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi.
“Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punën” shprehet Rama.
I pranishëm në këtë aksion ka qenë vetë ministri Bledi Çuçi, i cili u shprehe se të tjerë pallate po verifikohen. Sipas Çuçit pallati i sekuestruar sot ka kate pa leje dhe ka një ndryshim në projekt, pas verifikimit do konfiskohet.
“Nuk është fushatë mediatike, por operacion ligj zbatimi ndaj këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin në pjesën e vjetër të drejtësisë. Të cilët kur u vijnë dosjet për krime, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre. Kështu ndodh të ndëshkohen njerëz për një avlli dhe këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit të drejtësisë”, tha Çuçi, ndërsa shtoi se në këto vite është ulur 10 fish numri i sipërfaqeve të nderuara pa leje në Shqipëri.