Çmimet e naftës arrijnë rekordin e 258 lekëve

Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, duke arritur në rekorde maksimale historike.

Bord ii Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 11 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tretua me rreth 260 lekë.

E njëjta tendencë është dhe për benzinën, që do të tregtohet me shumicë me 243 lekë, nga 231 lekë që ishte më parë.

Sipas burimeve nga tregu, shtrenjtimi lidhet me rritjen në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një ton naftë ka arritur në 1350 dollarë dhe për benzinën në 1400 dollarë, me rritje përkatësisht me 120 dhe 90 dollarë, për shkak të pasigurimeve të furnizimeve me energji, lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në ditët e para të marsit, nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, duke bërë që qeveria të ndërhynte dhe të krijonte Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës.

Megjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës sot, i caktuar nga Bordi, arriti sërish në nivelet maksimale historike.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve, por dhe duke rritur ndjeshëm kostot e transportit të bizneseve, që po e reflektojnë në shtrenjtimin e produkteve që tregtojnë./monitor

 


Shtuar 8.06.2022 11:42