Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë mesditën e sotme në konferencë për mediat ku ka sulmuar Kongresin e Partisë Socialiste.
Sipas Bërishës ai kongres i ngjante me një mafie shtetërore dhe në të nuk u dha asnjë përgjigje për problemet e vendit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot kryetemë nuk mund të mos jetë kongresi i Partisë së Qeverisë. Ky kongres e patë ju vetë, ishte si Kongresi i një mafie shtetërore, si cozanostra. Kjo u faktua katërciprisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarë që prisnin me padurim që të dëgjonin nga qeveritarë dhe ministra dhe kreu i qeverisë se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijua nga rritja e cmimeve, ilaceve, transportit, e menjëhershme, janë të gjitha shkaqe reale. Nuk morëm asnjë përgjigje nga këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin, vërtetë kongresmenë u ulën mbi degë kashte, vërtetë rrahim gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët por e vërtat është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve.