Befason Ahmetaj: Unë kam bërë kurs për të përdorur e-albania

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka bërë kurs për të mësuar të përdorë portalin e-albania.

Komentet Ahmetaj i bëri në forumin e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”, ku tha se sot 95% e shërbimeve janë dixhitale.

Numri dy i qeverisë, veçoi ndër të tjera fizkalizimin, për të cilën tha se kjo reformë ka për të sjellë një kulturë të re në sjelljen e tregut që do të çojë në uljen e informalitetit.

“Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm. Fiskalizimi është një reformë në vetvete. Ka për tu kthyer në kultura e vetme e sjelljes në treg të sipërmarrjes dhe pastaj do të ketë referenca pozitive në uljen e informalitetit. Do të sjellë reduktimin e cash në ekonomi”, tha Ahmetaj.

Zv.krtyeministri u ndal edhe tek platforma e-albania. Ai zbuloi se ka bërë një minikurs, siç e quajti ai, për të mësuar mbi këtë platformë.

“U detyrova që të bëja një minikurs për të përdorur me lehtësi e-albania. E kam bërë kursin për të kuptuar se çfarë ofron. Do t’ju kërkoja të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservatorë, e di shumë mirë që jeni në diskutime AKSHI për sa i përket përdorimit të platformës. Konsengueca e parë do të jetë lehtësia në transaksione. E dyta për jetën e qytetarëve. Ju vetë do të keni një platformë fantastike për analizat e riskut. Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim”, u shpreh Ahmetaj./albeu.com/