Basha: Për fat nuk pati gjakderdhje siç deshi Berisha (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia PD-së, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar.

Basha tha se për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha.

“Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët dhe të të gjithë shqiptarët! Trishtim i thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot është një ditë për tu krenuar apo për të qeshur siç bëri ai më para. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës, ndaj një agresioni që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat tona. Është një ditë për të përsëritur që provat janë para demokratëve. Nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, atëherë PD nuk duhet të egzistonte. Nuk ja doli të manipulonte demokratët. Nuk mund të marrë peng shpresat dhe aspiratat e sakrificat qindra demokratëve. Sot nuk kam buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje ashtu siç dëshironte Sali Berisha”, tha Basha. /albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 15:51