Basha hap dyert e partisë për gazetarët, policia nuk i lejon: Është skenë krimi, po hetojmë

Pas përfundimit të protestës së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD Lulzim Basha ka hapur dyert e zyrës së tij për gazetarët.

Basha ka ftuar gazetarët të futen brenda selisë bashkë me kamerat e tyre për të pasqyruar gjendjen e saj pas vandalizmit nga ana e protestuesve.

Nga ana tjetër policia nuk e ka lejuar një gjë të tillë pas godina e PD është shpallur skenë krimi dhe tashmë policia dhe prokuroria po mbledhin prova për hetimin e plotë të saj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka tentuar të negociojë me efektivët të lejojnë gazetarët të futen brenda.


Shtuar 8.01.2022 15:07