Baza e armëve që u gjet ditën e sotme në zonën “5 Maji” në kryeqytet mësohet së është zbuluar falë përgjimit të vellëzërve Beqiraj.
Policia e Tiranës kishte dy ditë që kishte zbuluar armët përmes telefonatave që bënë vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë më bazë në Durrës.
Edhe pse e kishin zbuluar prej ditësh, “blutë” vetëm sot zhvilluan aksionin për sekuestrimin e armëve.
Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me operacionin në fjalë./albeu.com