Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ata janë shpesh në qendër të mediave rozë, ku diskutohen shumë si për dasmë, ashtu dhe për planet për fëmijë.
Së fundmi, Armina ka realizuar një “intervistë” me fansat në rrjetet sociale dhe padyshim pyetjet për jetën private nuk munguan.
Një ndjekës e pyeti blogeren se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind.
“Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore”, u përgjigj Mevlani.