Apeli lë në burg dy kushërinjtë që vranë me thikë Grei Bihucin në qendër të Fierit

Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg dy autorët e vrasjes së të riut Grei Bihuci në qendër të Fierit.

Grei Bihuci mbeti i vranë me thikë pas një sherri në qendër të Fierit në 11 mars, ku të akuzuar për këtë ngjarje janë dy kushërinjtë Florian dhe Klajdi Muka.

Më datë 11.03.2024, Salla Operative e Policisë Fier, ka njoftuar patrullën e shërbimeve policore, se tek “ish Piazza” në Fier ka një konflikt me thika. Ka rezultuar se si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i vrarë shtetasi me iniciale G. B.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. M si dhe ndaj personit nën hetim të miturit në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale K.M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 403, datë 14.03.2024, ka vendosur:

Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer të personit nën hetim F. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim F. M, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer të personit nën hetim K. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim K. M, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si dhe nenet 81 e 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim i mituri në konflikt me ligjin me iniciale K. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në “Vendosjen e të miturit në mbikëqyrje”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Sokol Pina, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 403, date 14.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.