Aksident në Papër të Elbasanit, 4 të plagosur

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Mësohet se një automjet është përplasur me një kamionçinë. Ngjarja është shënuar në fshatin Papër.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjete.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 15.08.2023 09:51