Aksident me dy të lënduar në Tepelenë

Një aksident ka ndodhur sot në Tepelenë, ku për pasojë kanë marrë lëndime dy persona. Të lënduari janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia bën me dije se ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”, automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 5.11.2022 08:42