Kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve të Kosovës, për atë çka u raportua në media, se ai po punon për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Në debat me gazetarin, Rama u shpreh se “qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon”.
Gazetari: E para ka të bëjë me ato cka u deklarua në media, që ju po punoni për ta shkarkuar zotin Kurti?
Rama: Dëgjo këtu se nuk ju përgjigja kësaj.
Gazetari: T’i mbaroj pyetjet?
Rama: Jo, të mbaroj unë pastaj ti
Gazetari: Është e drejta jeme
Rama: Nuk ta shkel të drejtën! Dëgjoni këtu, Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e albinit, përderisa albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon. Kështu që nuk ka lidhje kjo.