Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëfyen për herë të parë se si e rregulluan raportin e tyre pas gjithë ndodhive që ndodhën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Donaldi zbuloi se ka qenë ai që i ka dërguar mesazh Borës në përpjekjen për të rregulluar marrëdhënien.
Më pas, ai tregoi se një ndihmë ka pasur dhe nga Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Borës.
Nga ana tjetër, e pyetur nga Romeo nëse është penduar që pranoi ta takonte Donaldin në Big Brother, Bora u përgjigj se duhet ta kishte menduar më gjatë.
“Aq shumë sa…Ndoshta duhet ta kisha menduar pak më gjatë nëse duhet ose nuk duhet ta takoja. Sot do thoja jo, duke e parë çfarë ka ndodhur përgjatë vitit”, u shpreh Bora Zemani.
Ajo theksoi gjithashtu se arsyeja që pranoi të hynte atë mbrëmje në reality shoë-n, edhe pse nuk e kishte planifikuar, ishte për shkak të mikes së saj, Semi Jaupaj pasi asokohe po përflitej shumë raporti i afërt mes saj dhe Donaldit.