A do të riktheheni në seli sot? Si përgjigjet Berisha (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në stadiumin “Air Albania” ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirru nga ai. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se asgjë nuk i pengoi demokratët të mblidhen për të rithemeluar PD-në.

I pyetur nëse do të shkojë sot në selinë e PD-së, Berisha zgjodhi të mos përgjigjej duke anashkaluar pyeten dhe duke thënë që selia është e partisë.

Përsa i përket pyetjes a do të vijë Basha në uvend, Berisha tha: Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend

“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve. Mirupafshim! Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.”, tha Berisha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 11.12.2021 11:06