A do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të PD? Berisha i prerë: Pa diskutim që po!

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në konferencën për media nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së. Berisha ka konfirmuar duke thënë “padiskutim që po”.

Pyetje: E konfirmoni kandidaturën në garën për kryetar të PD?

Berisha: Që të them se më detyron të përsëri përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që dëshiron të garojë. Është i mirëpritur në një garë të ndershme dhe të rregullt. I ftoj ata që duan të kandidojnë, të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe ju garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi dhe një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia mori në dorë fatin e partisë./albeu.com

 


Shtuar 25.03.2022 16:22