Zbulohet se kur do të vijë në jetë fëmija i dytë i Meghan dhe Harryt

Meghan Markle dhe Princi Harry po presin fëmijën e tyre të dytë, një vajzë! Çifti e njoftoi këtë lajm të ëmbël në Ditën e Shën Valentinit.

Meghan dhe Harry folën gjithashtu për rritjen e familjes së tyre të vogël gjatë intervistës së tyre me Oprah Winfey.

“Të kesh një djalë, pastaj një vajzë, çfarë mund të kërkosh më shumë?” Harry tha, duke shpjeguar se ai ndjehej “mirënjohës” kur mësoi se ai dhe Meghan ishin në pritje të një vajze.

Pra, kur do të vijë bebeja Sussex?

Meghan dhe Harry do të mirëpresin vajzën e tyre në vetëm disa muaj, dhe ndërsa ne nuk dimë një datë të saktë për shkak, por çifti i tha Oprahs se në verë lind vajza

Ndërkohë, një burim për Us Weekly se fëmija do të vijë në jetë në fund të pranverës: “Harry dhe Meghan gjithmonë kanë dashur disa fëmijë, dhe ata po presin me entuziazëm mbërritjen e vajzës. Tani është një ëndërr e realizuar. Foshnja do të vijë në fund të pranverës”./albeu.com


Shtuar 13.05.2021 12:07