Zbulohet kush ia ka rrëmbyer zemrën koreografit Albi Nako

Koreografi i njohur Albi Nako, pak ditë më parë, i është bashkuar vetëm shtëpisë së “Big Brother”-it. Ashtu si edhe vetë është shprehur,ka ardhur në këtë lojë për të dalë triumfator.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Albi ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, prej katër vitesh.

Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste.

I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur.

Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.

Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi.

Duket se pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë, duke na treguar kështu edhe pëlqimin e tij rreth femrave.

Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh.

Aktualisht çifti po bashkëjeton, duke i bërë gjërat edhe më formale mes tyre.

Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre.

Koreografi Albi Nako, ka treguar së fundmi disa detaje nga jeta e tij, duke nisur nga dashuria e deri tek titujt e fundit në media rreth ngjarjes në “Just Dance”.

Gjatë një interviste televizive, ai tregoi se dita e tij nis herët dhe pasi konsumon mëngjesin që e përgatit vetë, bën ecje dhe më pas e gjithë pjesa tjetër e ditës kalon në akademi.

“Unë jetoj mirë, por pa u dukur, ashtu brenda asaj botës time. Jeta ime në përgjithësi është edhe një jetë pune. Se për mua kjo është adrenalina. Puna është ‘droga’ ime. Puna është adrenalina ime dhe më pëlqen të punoj sesa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Kjo është thjesht një kohë e humbur për mua”, u shpreh Albi.

Për sa i përket situatës në “Just Dance”, e cila u përfol shumë në media, Albi u shpreh sërish se ishte një keqkuptim dhe opinioni publik, është gjithnjë i drejtuar drejt lajmeve të këqija.

Albi pranoi se nuk është shumë aktiv në rrjete sociale.

Nuk ka më privatësi sot. Edhe ne që hyjmë pak a shumë te pjesa e personave publik, të njohur, nuk ka privatësi dhe njeriu ndjehet i cunguar kudo që është. Qoftë në plazh, qoftë në restorant, qoftë në një ambient publik, sepse ndihesh i monitoruar deri diku edhe se si merr frymë, edhe i paragjykuar patjetër, por jetojmë në një shoqëri që na duhet t’i pranojmë të gjitha”, u shpreh Nako për fjalët që dëgjon lart e poshtë për veten.

Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar! Unë jetoj i dashuruar, kjo ka rëndësi dhe unë jam një njeri që di të dashuroj”.

Jeta personale e Albi Nakos, ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur që tashmë jeton në Itali, Klaudia Pepa.

Dy artistët treguan se ruajtën marrëdhënie miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij.

Koreografi Albi Nako, më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha, e cila ka qenë balerinë e trupës së tij, ndërkohë prezanton motin në po të njëjtin ekran.

Gjithashtu, u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar, apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre.

I pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Hueyda El Saied kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu!”.

Pse të martojnë me çdo femër që të shohin”?- iu drejtuan moderatorët. “Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj, atëherë gjithçka bie në qetësi”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Albi Nako, foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen e djalit balerinë.

“Kur e pyeta pas asaj deklarate, më tha se ishte një moment emocional, por balerinë jo, le të jetë çfarë të jetë, edhe police, kuzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo! Ai e ka jetuar atë profesion dhe është pak e çuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin, por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat, i tha jo. Gjithsesi, atë e tha babai, por nuk është se…”, shpjegoi koreografi.

Gjithashtu, u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.

Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyrova me mjekime popullore e u riktheva, por është një lloj problemi gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e moshave të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj, por mund të kem kosto nga mbrapa”, përfundoi Albi Nako.

Ndërkohë, sa i takon jetës profesionale, shohim se dhe në këtë aspekt ai sapo ka kaluar një “divorc”.


Shtuar 27.01.2024 15:28